Vrasja e gjyqtarit në Shqipëri, të akuzuarit dalin para gjykatës

Familja e gjyqtarit të vrarë në Shqipëri, Astrit Kalaja, është paraqitur këtë të premte në gjykatë, ku zhvillohet seanca e parë paraprake ndaj Elvis Shkëmbit dhe Gjon Shkëmbit.


Gjyqi paraprak po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Në këtë seancë pritet të vlerësohen veprimet e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka zyrtarizuar akuzat ndaj Elvis Shkëmbit dhe xhaxhait të tij, Gjon Shkëmbi, për vrasjen e funksionarit të drejtësisë, Astrit Kalaja.


Në gjykatë janë paraqitur edhe bashkëshortja dhe fëmijët e gjyqtarit të vrarë. Ata shoqërohen nga avokati Arben Dollapi, i cili përfaqëson interesat e familjes në këtë proces penal.

Seanca e kësaj të premteje është e para në fazën e gjykimit paraprak ndaj dy të pandehurve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit