Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se partive politike u është dhënë një afat prej një muaji për rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës.
Haziri u shpreh se pret reflektim nga të gjitha partitë politike, me qëllim që ky proces të përmbyllet në mënyrë dinjitoze.
“Ky ligj ka afat një muaj që të përfundojë si proces në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne do të presim të reflektojnë të gjithë bashkë dhe ta përfundojmë dinjitetshëm këtë betejë që e kemi me Gjykatën Speciale, që të përfundojë ky tregim dhe përplasjet politike”, deklaroi Haziri.








