Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar lartë figurën e ish-kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili një ditë më parë zyrtarizoi dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.
Abdixhiku ka pasur vetëm fjalë të mira për Hamzën, duke e cilësuar atë edhe si patriot të madh.
“Dua ta falënderoj Hamzën. Publikisht dhe përjetësisht. Patriot i madh i këtij vendi. Ka bërë punë të madhe që shumë pak ia kanë njohur edhe në partinë e vet.”, ka thënë Abdixhiku.
Takimet me të, Abdixhiku i ka vlerësuar si shumë të mira, duke thënë se diskutimet mes tyre kanë qenë normale.








