Ish-këshilltari i Thaçit i del krah Grudës: Je vendosur padrejtësisht në këtë pozitë, mbaje kokën lart dhe ndjehu krenar

Adil Behramaj, ish-këshilltar politik i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka dalë në mbrojtje të deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, pas deklaratave të tij lidhur me kërkesën për rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në një reagim në Facebook, Behramaj ka thënë se Gruda është vënë padrejtësisht në një pozitë të tillë dhe po përballet me, siç i ka quajtur ai, intriga dhe konspiracione që lidhen me këtë çështje.

Ai i ka bërë thirrje deputetit të PDK-së që të mos ndikohet nga kritikat dhe të vazhdojë të qëndrojë i vendosur.


Postimi i tij:

Përparim Gruda po me vjen keq qe per arsye qe ne i dime, po duhet te tolerohen intrigat dhe konspiracionet qe po “ziejne” rreth ligjit. Je vendosur padrejtesisht ne kete pozite dhe te ka rene hise te durosh lloj-lloj pallavrash. Por, mbaje koken lart dhe ndjehu krenar!

Edhe behu gati per gare!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit