Nasim Haradinaj ka reaguar me kritika ndaj deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, lidhur me qëndrimin e tij për Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e Grudës për ligjin, por edhe për një zotim publik që, sipas tij, deputeti e kishte bërë lidhur me Nait Hasanin.
Haradinaj ka pretenduar se Gruda kishte deklaruar se Drenica nuk do t’ia jepte më asnjë votë Nait Hasanit sa të ishte ai gjallë.
Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si Gruda dhe Çlirimi, sipas tij, e kishin prezantuar ligjin, duke e cilësuar atë me tone të ashpra.
“Si po ndihesh tani me Naitin jashtë e me ligjin berllogë që ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie e hartuar nga soji yt jurist!”, ka shkruar Haradinaj.








