Kim Kardashian flet për Lewis Hamiltonin: “Ai i plotëson të gjitha”

Kim Kardashian ka dhënë sinjale të reja për lidhjen e saj me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, duke pranuar se është shumë e lumtur në jetën sentimentale.

Në episodin e fundit të reality show-t “Keeping Up with the Kardashians”, Kim foli për partnerin e saj, pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e tij.

Gjatë bisedës me producentët, ajo tregoi se ndihet “shumë, shumë e lumtur”, por shtoi se për momentin nuk dëshiron të zbulojë më shumë detaje rreth lidhjes.

Ajo gjithashtu foli për listën e saj me 55 cilësi që kërkon te partneri, duke lënë të kuptohet se personi që ka në krah i plotëson të gjitha.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme kur e sheh atë listë një ditë dhe kupton: ‘Po! Po! Po!’ Është vërtet e mahnitshme”, u shpreh Kardashian.

Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte përmendja e numrit 44. Kim zbuloi se është 44 për qind britanike, përqindje që lidhet me numrin me të cilin Lewis Hamilton garon në Formula 1.

Çifti e konfirmoi lidhjen në rrjetet sociale në prill, ndërsa Kim e ka mbështetur pilotin edhe gjatë garave të tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit