Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit i cili po mbahet në Mal të Zi, atje ai ka kërkuar rikthimin e zotimeve të Samitit të Londrës të vitit 2018 për drejtësinë lidhur me krimet e luftës dhe zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Kurti ka rikujtuar se në vendin e tij ende janë mbi 1,500 persona të zhdukur prej luftes së fundit në Kosovë ndërsa ka përmendur se në komunën veriore të Zubin Potokut, kemi zhvarrosur 23 trupa të shqiptarëve që janë vrarë nga forcat serbe në prill të vitit 1999
Jemi optimistë për kohët që na presin, sepse bashkëpunojmë dhe vazhdojmë të jemi të angazhuar, duke u mbështetur në vlerat e Bashkimit Evropian, duke ia mbyllur derën Kremlinit dhe, në të njëjtën kohë, duke u përqendruar te rinia, punësimi dhe sundimi i ligjit.








