BE-ja i reagon Daçiqit për deklaratën mbi Prizrenin, kërkon arrestimin e Radoiçiqit: Shqetësuese pjesëmarrja e tij në tubimin e SNS-së

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratës së politikanit dhe ministrit serb, Ivica Daçiq, se “flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”, duke kërkuar nga liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në besimin e stabilitetin rajonal.


Ditë më parë, Daçiq, gjatë një paraqitjeje publike në prag të zgjedhjeve nacionale që do të mbahen në Serbi, kishte deklaruar se “flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”. Kjo deklaratë, e re për nga koha kur u bë, por jo për nga mendësia prej së cilës buron, nxiti reagime të ashpra në Kosovë.

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Express ka kërkuar një qëndrim nga Brukseli zyrtar, i cili ndërmjetëson procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Një zëdhënës i BE-së i ka thënë Gazetës Express se pret nga të gjithë liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të besimit dhe stabilitetit rajonal.

“Presim që të gjithë liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në një mjedis besimi e stabiliteti rajonal, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së.

Përveç reagimit ndaj deklaratës së Daçiqit, Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapa për arrestimin e Milan Radoiçiqit, duke kërkuar nga Beogradi zyrtar të veprojë pa vonesa për këtë çështje, e cila ka mbetur pezull prej kohësh.


Edhe shfaqja e Milan Radoiçiqit, të dyshuarit për sulmin në Banjskë, në tubimin elektoral të partisë së Aleksandar Vuçiqit, SNS, është parë me shqetësim nga Brukseli.

“BE-ja ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që personat përgjegjës për sulmin e vitit 2023 në Banjskë – përfshirë Milan Radoiçiqin – të mbajnë përgjegjësi. Shprehim keqardhjen e thellë që, deri më sot, Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht – me akuza përkatëse – personat që ndodhen në Serbi.


Gjithashtu, mbetemi të shqetësuar nga raportimet për pjesëmarrjen e personit të dyshuar në një tubim parazgjedhor të partisë në pushtet, SNS. Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanaleve të vendosura për ndihmë të ndërsjellë juridike.

Kjo çështje është pezull prej kohësh dhe kërkon veprim të menjëhershëm nga ana e Serbisë”, ka përfunduar zëdhënësi i BE-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit