Autoritetet e Arabisë Saudite kanë lehtësuar procedurat për pajisjen me viza turistike për shtetasit e Kosovës, duke e kaluar vendin nga Grupi B në Grupin A të shteteve që përfitojnë nga procedurat e thjeshtuara të vizave.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, e cila ka njoftuar se ky vendim u mundëson qytetarëve kosovarë të aplikojnë për vizë elektronike (e-vizë) ose të pajisen me vizë në mbërritje në Arabinë Saudite.
Ky lehtësim vlen për udhëtimet me qëllime turistike, duke ua thjeshtuar qytetarëve të Kosovës procedurat për të vizituar Arabinë Saudite.








