Pas shtatë muajsh pasi Gjykata Themelore e hedhi poshtë, Gjykata e Apelit në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj zëvendëskryeministrit Fikrim Damka.
Apeli ka vlerësuar se aktvendimi i shkallës së parë është nxjerrë në kundërshtm me dispozitat e procedurës penale dhe ka konstatuar shkelje esenciale sipas nenit 384 të Kodit të Procedurës Penale.
Si ministër i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të po kësaj ministrie, Besim Kamberaj akuzoheshin nga Prokuroria Speciale se në mënyrë të jashtëligjshme ua kanë mundësuar përfitimin prej një milion eurosh ‘Caritasi Zvicëran’ dhe për organizatën ‘Germin’ gjatë periudhës 2021-2022.
Në njoftim thuhet se Apeli ka konfirmuar aktakuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj Damkës dhe Kamberaj. Fikrim Damka aktualisht është zëvendëskryeministër i tretë në Qeverinë Kurti 4, përgjegjës për çështjet e pakicave dhe bashkëpunimin.








