Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj paraqitjes së Glauk Konjufcës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Përmes një postimi, Haradinaj ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si, sipas tij, është përfaqësuar Kosova, duke thënë se nuk e kishte pritur që vendi të arrinte në këtë pikë.
“Një Kosovë e poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam prit. Bota po na sheh çuditshëm, sikur na kemi vra e pre popuj, pa e thënë të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen tonë për liri”, ka shkruar Haradinaj.
Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Konjufcës me fjalët “Marre, Glauk!”, ndërsa ka thënë se nuk do të ndalet kërkesa për, siç e quajti ai, të vërtetën për luftën e Kosovës.
Në fund të reagimit, Haradinaj i është drejtuar edhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke shkruar: “PDK, a jeni kund…?”








