spot_img
spot_img
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

“Krejt na kemi faj, veç këta të pushtetit janë melaqe”

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka shkruar në lidhje me pushtetin e Vetëvendosjes.

Molliqaj ka përmendur disa afera, përfshirë atë të Martin Berishajt, ambasador i Kosovës në Kroaci, që dyshohet për shpërlarje parash.

Njëkohësisht, Molliqaj ka publikuar disa fotografi nga aksione të ndryshme të PSD-së.

Postimi:

Krejt na kemi faj, veç këta të pushtetit janë melaqe.

Kur doli afera e Martinit, Qeveria tha që i beson Martinit e jo fakteve.

Kur doli afera e rezervave, Qeveria thoshte që nuk e njohin Ridin, edhe pse emailat dëshmojnë komunikim direkt me të.

Kur doli afera e ambalazhuesve, qeveria tha që këta nuk janë zyrtarë të VV-së. Por Naser Hafizi është aktivist i ngritur në detyrë menjëherë kur VV erdhi në pushtet.

Kur FSK-ja mbeti pa bukë, qeveria akuzoi Beni-Donen. Përderisa vetë qeveria i jep miliona kësaj kompanie.

Kur doli afera Zdravo, Kurti tha “Mimoza nuk është anëtare e VV-së” dhe e normalizoi komunikimin me Radojçicin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit