Aktori i njohur kosovar, Ylber Bardhi, ka bërë të ditur se motra e tij, Besa, ka ndërruar jetë.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, aktori ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të së motrës, duke e kujtuar me fjalë prekëse.
“BESA ime, motra ime e dashur. Sot një pjesë e shpirtit tim u shua bashkë me ty. Vëllai yt do të të mbajë përjetë në zemër, sepse motrat nuk harrohen kurrë, e as kur largohen nga kjo jetë. Të dua”, ka shkruar ai.








