Rama shfaq gurët me të cilët po sulmohet policia: Nëse shteti negocion me dhunën, ka rënë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar mediave mëngjesin e sotëm, duke reaguar ndaj akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestave në Tiranë. Ai ka theksuar se dhuna nuk lidhet me pakënaqësitë legjitime të qytetarëve apo me kërkesat e tyre ndaj qeverisë, por, sipas tij, synon përmbysjen e rendit.


Gjatë deklaratës, Rama ka mbajtur në dorë një gur të përdorur gjatë protestës, duke e paraqitur atë si simbol të dhunës së ushtruar ndaj efektivëve të policisë. Kreu i qeverisë ka nënvizuar se shteti nuk duhet të negociojë me dhunën.

“Me këtë nuk negociohet. Në momentin kur shteti negocion me të, ka rënë. Dhe kur fiton ky, atëherë logjika e këtij bëhet vetë shteti”, ka deklaruar Rama.

Ai ka kujtuar se Shqipëria ka kaluar më shumë se një herë nëpër situata të ngjashme, ndërsa ka paralajmëruar se pasojat e dhunës lënë plagë që kërkojnë vite për t’u shëruar.

Kryeministri ka bërë gjithashtu dallimin mes qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore dhe atyre që përdorin dhunën. Sipas tij, këta të fundit janë të ndikuar nga një ideologji e re ekstremiste, të cilën e ka lidhur me lëvizjen Antifa.

“Janë pengje të një ideologjie të re, që ka vetëm një mision: shkatërro gjithçka, bëje rrafsh që ta ndërtojmë nga e para”, ka thënë Rama.

Në vijim, kreu i qeverisë ka akuzuar grupet e dhunshme se nuk synojnë paqen, por përmbysjen e rendit. Ai ka pretenduar se këto grupe përdoren nga Antifa, shërbime të huaja dhe nga ata që i ka cilësuar si armiq të Shqipërisë.

Në deklaratën e tij, Rama ka përmendur edhe Rusinë, duke theksuar se ajo nuk është aleate e Shqipërisë. Ai e ka lidhur situatën me qëndrimet e figurave ideologjike pranë presidentit rus, Vladimir Putin.

Deklaratat e kryeministrit vijnë pas protestës së dhunshme të zhvilluar në Tiranë, gjatë së cilës u hodhën molotovë në drejtim të institucioneve shtetërore dhe u raportuan të lënduar mes efektivëve të Policisë së Shtetit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit