“Socialist m*ti, nanën ta… Mos e bleve postin me tapi?”, Çun Lajçi i reagon ashpër Edi Ramës

Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi, ka reaguar ashpër për protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke i bërë thirrje këtij të fundit të japë dorëheqjen dhe të largohet nga pushteti.

Në një reagim të gjatë, Lajçi shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Tiranë, dhunën dhe pamjet e të rinjve të lënduar.

Përmes një gjuhe të drejtpërdrejtë dhe ironike, ai kritikon mënyrën se si Rama po përballet me pakënaqësinë qytetare, ndërsa shton se ditën e sotme e pa duke folur me vetveten, duke iu referuar komunikimit live të kryeministrit.

REAGIMI I PLOTE:

Ik Ed, ik! Nuk ke rrugë tjetër.
Sot në mëngjes e pashë njanin tue folë me vetveten. M’erdhi gjynah!

Ishte futë ma në fund në zyrën e Kryeministrisë. Si urithi, shikonte e fliste. U trishtova.

Njeriu që s’kishte ba gjumë tanë natën, tash po pinte kafe e po i fliste nji guri, nji guri që kishte dalë prej dorës së nji djaloshi në bulevard, kur ai përpiqej me mbrojtë veten prej tymit, shkopinjve e plumbave të gomës.
Sa makabre!

Nji Kryeministër po shpjegonte pse s’duhej të ikte ai e pse s’duhej të vinte nji «neoballist», nji «neokomunist»… Kështu fliste ajo gërdosi që mban rruaza e penj laramanë, ngjyrëngjyra, në dorën e djathtë, ani se majtak asht, socialist m*ti asht!
Tregonte pse duhet me hangër gurë, jo bar, siç thoshte Ramizi dikur, që Shqipnia të bahet Evropë!
Unë u çburrnova, u korita, u marrova e shava:

— Nanën ta ldrftë Evropa!

Ç’të duhet Evropa pa Shqipni e pa shqiptarë? Me polic t’maskuem që flasin gjuhë tjera, don me shku Evropë?
Sot herët pashë nji gërdallë njeriu që fliste me vetveten. Në dorë mbante nji armë fantazmë — nji gur. Ndoshta ai gur kishte ra në kokën e djalit, ndoshta në qafën e vajzës, ndoshta në ballin e kryepolicit…

Pashë nji njeri të çmendun që çmenduninë e vet don me e çue deri te konopi, te plumbi, te burgu!
Nji Kryeministër që e ka hangër vetveten, mbasi e shiti Shqipninë. E tash, frika e humbjes nuk e len me ba gjumë, nuk e len me mendue kthjelltë, as me folë esëll.
U trishtova kur e pashë njeriun që i ka thanë Evropës: «Unë jam Kryeministri i Shqipnisë. Kam tetëqindmijë vota. Nuk me trembin kalamajt me gurë! Me vendin tim baj ç’të due unë!»

Po m’vjen keq, Ed, por mue po m’dhemb zemra kur po i shoh fëmijët e përgjakun. Kur po e shoh Tiranën të djegun. Kur po i shoh sheshet me gurë.
E pse? Kallxo, pse?
Mos e bleve postin me tapi?

Ik, ti s’ke ma vend në Shqipni! Merri me vete ato vota, shko n’Evropë e bahu mbret!

E di, «na kemi me vuejtë për ty e për çmenduninë tande», por besoj se, me kalimin e kohës, kemi me u mësue edhe pa ty. E nji «neoballist» ka me ia kallxue Evropës se jo krejt shqiptarët janë narkomanë e narkodilerë!
Ik, Ed, ik! Nuk ke rrugë tjetër.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit