Këngëtarja shqiptare Eli Malaj ka reaguar ndaj situatës së tensionuar në Shqipëri, ku prej ditësh po zhvillohen protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në Instagram, artistja u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shkojnë në Shqipëri dhe t’u bashkohen protestuesve.
“Duhet e gjithë Kosova me ardh për Shqipëri! O sot, o kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin!”, ka shkruar Malaj, duke bërë thirrje për solidaritet mes shqiptarëve.
Reagimi i këngëtares vjen pas disa ditësh protestash të udhëhequra nga studentët dhe të rinjtë, të cilët, krahas kërkesave për kushte më të mira arsimimi dhe mundësi punësimi, po kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë, ku janë përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome. Gjatë përleshjeve janë raportuar edhe dhjetëra persona të lënduar.









