Raportimet për arrestimin e dy kryetarëve të komunave, Krasniqi: Mund të jetë Faton Peci

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Dardan Krasniqi, ka hedhur aludime lidhur me raportimet për arrestimin e dy kryetarëve të komunave.

Krasniqi ka thënë se njëri prej të arrestuarve mund të jetë kryetari i Komunës së Mitrovciës, Faton Peci.


Sipas Krasniqit, profili i Pecit përputhet me raportimet pasi që Peci kishte ushtruar detyrën e ministrit në të kaluarën.

“Prapë unë kam dhënë deklaratë mbrëmë…. Përflitet për dy kryetarë komunash, njëri ish ministër të cilët i kanë aktakuzat. Nëse ndërhyn politika…. Nuk jap emra por opinioni mundet me ditë. Mund të jetë Faton Peci, mirëpo jo për rastet e tij si kryetar. Nëse Prokuroria ka bërë plan dhe ai nuk arrestohet dihet se ka ndërhyrë politika”, ka thënë Krasniqi.


Përndryshe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mbrëmë mohoi se është intervistuar ndonjëherë nga Prokuroria, duke shuar kështu zërat për arrestimin e tij.

Ditë më parë Indeksonline kishte raportuar se skena politike do të “dridhet” pasi që sipas raportimit pritej arrestimi i dy politikanëve të njohur kosovarë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit