Pretendimet për dhunë në protestë: Musliu kërkon llogaridhënie nga Hoxha e Hodaj

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe kreu i IPK-së, Kushtrim Hodaj, të thirren për raportim në Komisionin Parplamentar për Çështje të Sigurisë.

Kjo kërkesë vjen pas pretendimeve për përdorim të dhunës nga pjesëtarët e policisë ndaj protestuesve gjatë 5 dhe 6 tetorit në kryeqytet.

“Mendoj se në javën e fundit të tetorit, drejtori i përgjithshëm i Policisë duhet të jetë para këtij komisioni, të na njoftojë për komplet operacionin dhe të raportojë për të gjithë situatën që ka ndodhur atë ditë. Po ashtu, propozim e kam që gjatë muajit nëntor, meqë duhet pak kohë për hetimet, të ftohet edhe shefi i këtij institucioni, IPK-së. Ju e dini që IPK-ja ka filluar hetimet për ngjarjet e 5 tetorit, kështu që gjatë muajit nëntor duhet të ftohet edhe shefi i këtij institucioni, që të na njoftojë lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar për të gjitha ato ngjarje”, ka deklaruar mes tjerash Musliu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit