Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar gjeneralmajor Adrian Krasniqin, në përvjetorin e rënies së tij.
Në një postim në Facebook, Haradinaj e ka përshkruar Krasniqin si njeri zemërbardhë dhe guximtar të pashoq, duke theksuar se ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuan.
“Gjeneralmajor Adrian Krasniqin e kisha mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë. Zemërbardhë e guximtar i pashoq, ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuam dhe për të cilën ai dha jetën”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se figura e Adrian Krasniqit mbetet shembull dhe udhërrëfyes për brezat e rinj, për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dashurinë për atdheun.
“Lavdi Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri!”, ka përfunduar Haradinaj.








