Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi një 29-vjeçar është vrarë në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
I dyshuari për kryerjen e vrasjes, sipas Policisë së Kosovës, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon të jetë në arrati.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar për Klan Kosova se i dyshuari ende nuk është kapur, ndërsa njësitet policore po vazhdojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.








