Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 29 persona po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e lëndimeve të marra gjatë dhunës në protestën e sotme.
Sipas ministrisë, në mesin e të lënduarve janë 23 zyrtarë policorë, pesë protestues dhe një kalimtar.
Ndërkohë, ministria ka njoftuar se aktualisht nuk ka persona të lënduar që po trajtohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.








