Krimi tronditës në SHBA: 45-vjeçari masakron familjen, vret vajzën shtatzënë dhe dy nipërit

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin Erie të Pensilvanisë, në SHBA, ku një 45-vjeçar ka vrarë tetë persona, përfshirë vajzën e tij shtatzënë dhe dy nipërit e vegjël, para se t’i japë fund jetës.

Sipas autoriteteve, në mesin e viktimave janë vajza e tij, Angelina Stone, 24 vjeçe, e cila ishte shtatzënë, si dhe dy fëmijët e saj, një dhe pesë vjeç. Në mesin e të vrarëve janë edhe Michelle Stone, 44 vjeçe, Jonathan Stone, 19 vjeç, Matthew Stone, 21 vjeç, Lora Roberts, 37 vjeçe, dhe Twila Tanner, 51 vjeçe.

Policia ka bërë të ditur se autori është Matthew Stone Sr. Hetuesit kanë siguruar prova filmike dhe audio nga vendi i ngjarjes, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Sipas informacioneve të bëra publike, Lora Roberts kishte shkuar në shtëpi për ta ndihmuar mbesën e saj, Angelinën, gjatë shtatzënisë. Ajo dhe Twila Tanner u qëlluan për vdekje jashtë shtëpisë, pasi mbërritën në vendin e ngjarjes.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur motivin e këtij krimi të rëndë. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa policia pritet të analizojë edhe telefonat celularë të personave të përfshirë, për të kuptuar se çfarë i parapriu tragjedisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit