​PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

Angazhim më i madh diplomatik për katërshen e UÇK-së u kërkua në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për punë të jashtme.


Anëtarë të këtij komisioni nga PDK dhe Aleanca theksuan nevojën që përmes diplomacisë parlamentare të kundërshtohet aktgjykimi dënues nga Gjykata Speciale për ish krerët e UÇK-së dhe të mbrohet Ligji i ri për Dhomat e Specializuara.

Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, tha se prioritet i komisionit duhet jetë ish krerët e UCK-së dhe dënimi i padrejtë ndaj tyre.

Ndërkohë, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, tha se komisionit duhet të mbikëqyrë zbatimin e ligjit për dhomat e specializuara.

E deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, përmendi edhe nevojën për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Mirëpo kryetarja e Komisionit për punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu, tha se plani i punës mund të rishqyrtohet më vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit