Një vajzë shtatëvjeçare nga fshati Pavlan i Pejës ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Vogëlushja ishte dërguar me urgjencë në spital gjatë fundjavës, pasi dyshohet se ishte zënë nga një dollap në shtëpinë e saj.
Ajo ishte duke u trajtuar në QKUK dhe qëndronte e intubuar, por, pavarësisht trajtimit, nuk arriti t’u mbijetonte lëndimeve.








