Në Kosovë nuk ka ende raste të konfirmuara me variantin “Stratus” të COVID-19, i cili po qarkullon në Mbretërinë e Bashkuar.
Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Vera Ndrejaj, ka deklaruar se IKSHPK-ja nuk ka konfirmuar raste me këtë variant.
Ajo ka paralajmëruar se lëvizjet dhe migrimi i popullatës mund të favorizojnë përhapjen e sëmundjeve infektive.








