Tronditëse: Trajneri shqiptar në mes të sulmit, po udhëtonte drejt Shqipërisë kur terroristët goditën aeroportin

Trajneri Besmir Shabani ndodhej në aeroportin “King Khalid” të Riadit në Arabinë Saudite, në momentin kur dje, më 11 tetor, u regjistrua sulmi i dytë ndaj këtij aeroporti.

Një person humbi jetën dhe 11 të tjerë mbetën të plagosur nga grupi terrorist i Huthëve, të mbështetur nga Irani, raporton sot Panorama-Sport.

Shabani, i cili punon aktualisht në Arabinë Saudite te Jubah, ishte nisur drejt Shqipërisë.

Sipas raportimeve, një predhë goditi aeroportin, duke shkaktuar zjarr në një nga sallat e pasagjerëve. Autoritetet saudite konfirmuan viktimën dhe të plagosurit.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pas një sulmi tjetër në të njëjtin aeroport, ku u raportuan 13 viktima dhe 308 të plagosur.

Shabani ka drejtuar më parë skuadra në futbollin shqiptar, pasi ka qenë për herë të fundit trajner i Luftëtarit të Gjirokastrës. Aktualisht është pjesë e Jubah, skuadër në Arabinë Saudite, ndërsa në Shqipëri po vazhdon kursin për UEFA Pro.

Huthët në Jemen kanë marrë përgjegjësinë për sulmet, duke deklaruar se kanë përdorur raketa dhe dronë. Grupi ka paralajmëruar gjithashtu se aeroportet saudite mund të jenë objektiva të tjera të sulmeve, me përjashtim të atyre në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës.

Pamje nga sulmi i djeshëm, më 11 tetor: (VIDEO)

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit