Debati mes Lecit dhe Aliut para skandalit – ja çfarë paralajmëroi analisti

Trajneri dhe analisti i ngjarjeve sportive Liridon Leci u denoncua për sulm fizik ndaj ish-futbollistes Edonisa Aliu, të dielën në mbrëmje.

Incidenti ndodhi të dielën pas përfundimit të emisionit televiziv “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ku dy personat e përfshirë në rast ishin paraprakisht pjesë e panelit.

Rastin në Policinë e Kosovës e denoncoi ish-futbollistja Aliu. Ajo, në polici pretendoi se është sulmuar fizikisht nga Leci, panelist i rregullt në emisionin “Dueli Sportiv”.

Gazeta ka provuar të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës të hënën, por nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Leci dhe Aliu debatuan ashpër me njëri-tjetrin gjatë emisionin sportiv të dielën, pothuajse gjatë tërë debatit. Ata, gjatë emisionit live, shkëmbyen akuza dhe u përplasën me njëri-tjetrin edhe për çështje personale.

Pak para se emisioni të mbyllej, Leci, i cili është trajner i Vëllaznimit të Gjakovës, paralajmëroi se do t’i jepte fund paraqitjeve të tij në emisionin që drejtohet nga gazetari Ndrecë Gjonaj.

“Dëgjom Ndrecë. Kjo është hera e fundit që dal në emision në Dueli Sportiv vetëm për shkak të këtyre tipave që ti i sjell në emision”, tha Leci, derisa u ankua për mysafirët e ftuar në emisionin e së dielës.

“Ti i bën gjërat me tendencë, unë e di”, vazhdoi Leci.

Moderatori Gjonaj tha se është ai që vendos për përbërjen e emisionit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit