Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë që në shkurt të vitit 2023 kishte bërë publik një dokument, fillimisht konfidencial, ku renditi 102 persona që për trupin gjykues konsideroheshin viktima në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas kësaj liste, në mesin e “viktimave” të pranuara përfshiheshin 53 serbë, 23 shqiptarë dhe një rom, ndërsa 53 emra të tjerë mbaheshin konfidencialë.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale i dënoi në shkallë të parë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin me gjithsej 81 vite burgim.

















