Vrasja në Pogragjë të Gjilanit: Sekuestrohen tri armë, 68 fishekë dhe katër gëzhoja, i dyshuari ende në arrati

Një person është vrarë mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ndërsa i dyshuari për rastin vazhdon të jetë në arrati dhe po kërkohet nga Policia.


Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin ku ndodhi vrasja janë sekuestruar tri armë zjarri, përfshirë një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri të tipit M48 dhe një pistoletë pa kafkë. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 68 fishekë dhe katër gëzhoja.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa autoritetet policore janë duke kërkuar të dyshuarin.


Në njoftimin e Policisë thuhet:

“Gjilan / 11.10.2026 – 19:32. Raportohet se i dyshuari mashkull Kosovar, dyshohet me armë zjarri ka qëlluar viktimën mashkull Kosovar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë (pa kafkë), 68 fishekë dhe 4 gëzhoja. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe të premten ndodhi një tjetër vrasje në Gjilan. Në këtë rast, një person dyshohet se vrau gruan dhe vëllain e saj, si dhe plagosi djalin e mixhës së gruas.


I dyshuari për këtë rast të rëndë ndodhet nën masën e paraburgimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit