Nuk dorëzohemi deri në zbardhjen e rastit – tashmë përsëri drejt Parlamentit!

Shkruan: Faton Ramadani

Familja Ramadani njofton se, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, do t’u drejtohet deputetëve me dokumentacion të plotë lidhur me rastin tonë, duke përfshirë prova, dëshmi, raporte dhe emra personash që kanë qenë pjesë e hetimeve, si dhe mënyrën se si u ndërruan emrat me djem që nuk kishin lidhje me atë krim.

Pas 24 vitesh, janë siguruar fakte dhe dokumente që hedhin dritë mbi rrethanat e rastit. Janë gjetur raporte dhe dokumentacion që ngrejnë dyshime serioze për mënyrën se si është zhvilluar procesi dhe për mënyrën se si përgjegjësia është bartur mbi persona të pafajshëm, ndërsa autorët e vërtetë kanë mbetur jashtë drejtësisë.

Për shkak të rëndësisë së këtyre dëshmive, do t’i paraqesim edhe në Kuvendin e Kosovës dhe do të kërkojmë debat institucional për zbardhjen e plotë të së vërtetës. Provat e siguruara janë të mjaftueshme për të ngritur pyetje serioze dhe për të kërkuar përgjigje nga institucionet përgjegjëse.

Madje, është siguruar edhe gjatësia e vrasësve, ku njëri është 170–175 cm dhe tjetri 170–180 cm, kurse janë dënuar Burim e Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina, të cilët janë të gjatë mbi 192 cm, kinse të tre kanë shtënë me armë, kurse balistika tregon se kanë gjuajtur vetëm dy armë.

Akuza ishte se kinse e organizoi Skënder Halilaj, e ndihmuan Zeqir e Florim Kiqina dhe të tjerët. Shkalla e parë e gjykatës i kishte dënuar, shkalla e dytë i liroi pa faj, kurse urdhri për ta mbuluar krimin dënoi vetëm katër persona, edhe pse ishte i njëjti montim, vetëm se urdhri ndryshoi në shkallën e dytë.

E vërteta nuk vjetrohet. Drejtësia duhet të vihet në vend.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit