Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Brukselit, ku po protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Protestuesit janë shfaqur me flamuj të UÇK-së, Kosovës, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa protesta është shoqëruar me këngë patriotike.
Në mesin e protestuesve janë edhe qytetarë që kanë udhëtuar nga Kosova, përfshirë udhëheqës të platformës “Liria Ka Emër”. Aty është parë edhe vëllai i Kadri Veselit, i shoqëruar nga Hysni Gucati.
Protesta vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale të 16 shtatorit, me të cilin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.








