Dy të vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët, dyshohet se burri vrau gruan dhe mikun e tij

Dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan.

Burimet e Gazetës bëjnë të ditur se në mesin e viktimave janë gruaja e të dyshuarit dhe një person tjetër, që dyshohet të jetë miku i tij.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive familjare, pas problemeve që lidhen me një divorc.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit