E FUNDIT: Raportohet për një grua të vrarë dhe një person të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan

Një grua dyshohet se është vrarë dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në komunën e Gjilanit.

Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga terreni, gruaja dyshohet se është qëlluar me armë zjarri derisa ndodhej në një veturë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës.

Deri më tani, rrethanat e plota të ngjarjes, identiteti i viktimës dhe i personit të plagosur, si dhe motivi i dyshuar, nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit