I bëri për spital nënën dhe motrën, prangoset ferizajasi

Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Ferizaj, ku një person është shoqëruar në polici nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një konflikti verbal mes palëve.

Si pasojë e sulmit, dy të dëmtuarat kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor dhe më pas, për shkaqe sigurie, janë dërguar në strehimore.


“Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thotë PK.

Policia po vazhdon hetimet për procedimin e mëtejshëm të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit