Mustafa i PDK-së: Më afër e ndjej Konjufcën, do ta votoja për president

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se partia e tij e konsideron sukses zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës.

Mustafa tha se PDK-ja e pranon zgjedhjen e Shiroka-Pulës si rezultat të marrëveshjes së arritur së fundmi me Lëvizjen Vetëvendosje.

“PDK e ka marrë si sukses të vetin. Dhe e pranon si sukses të vetin, si presidente të vetën zonjën Justina Shiroka-Pula”, deklaroi Mustafa.


Megjithatë, duke folur për emrat e përmendur paraprakisht për postin e presidentit, Mustafa tha se personalisht e ndjen më afër Glauk Konjufcën, duke shtuar se do ta votonte atë për president.

“Unë më afër e ndjej Glauk Konjufcën, do ta votoja për president”, u shpreh ai.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës më 6 tetor, me 81 vota të deputetëve, pas marrëveshjes politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit