Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje të madhe për shtetndërtimin e Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë aktivitetit ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka shkëmbyer mendime për zhvillimet aktuale në vend dhe thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“36 vjet më parë, Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në botë”, ka shkruar Haradinaj.


Ai ka vlerësuar lart mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës, duke theksuar kontributin e saj në procesin e shtetndërtimit të vendit.

“Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe për këtë, populli ynë do të jetë përgjithmonë mirënjohës”, ka deklaruar Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit