Ronaldo i thur lavde Messit, komenti merr 2 milionë pëlqime

Cristiano Ronaldo ka surprizuar tifozët e futbollit me një mesazh publik drejtuar Lionel Messit, duke i shprehur respektin për karrierën dhe kontributin e tij me kombëtaren e Argjentinës.

Ylli portugez komentoi të mërkurën në një postim të Messit në Instagram, duke i kushtuar disa fjalë rivalit të tij të madh ndër vite.

“Leo, shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një trashëgimi që do të zgjasë përgjithmonë. Ke gjithë respektin tim për atë që ke arritur me Argjentinën. Të uroj më të mirat”, shkroi Ronaldo.

Komenti i tij mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke grumbulluar rreth 2 milionë pëlqime dhe mijëra reagime nga tifozët.

Ronaldo dhe Messi kanë qenë për më shumë se një dekadë protagonistë të një prej rivaliteteve më të mëdha në historinë e futbollit, ndërsa mesazhi i fundit u interpretua si një tjetër shfaqje e respektit të ndërsjellë mes dy yjeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit