Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshuar të dhunimit, ku dyshohet se janë përfshirë tre persona të panjohur.
Sipas policisë, të dyshuarit, nën kanosje, viktimës një grua, shtetase e huaj dyshohet se i kanë grabitur sende të ndryshme dhe dokumente personale.
Në lidhje me rastin janë njoftuar dhe konsultuar prokurori dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime.
“DHUNIM
Prishtinë 06.10.2026 – 23:05. Lidhur me rastin dyshohet se janë përfshirë tre persona të dyshuar të panjohur të cilët nën kanosje dyshohet se viktimës-femër shtetase e huaj, i kanë grabitur edhe gjësende të ndryshme dhe dokumente personale. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar prokurori dhe IML, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport të Policisë.








