63 minatorë të ngujuar në Trepçë, Rizvanolli jep detaje: Janë mirë, po punohet për daljen e tyre

63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma brenda minierës, pas një defekti në pajisjet e furnizimit me energji elektrike.


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se, sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Minatorët që ndodhen brenda minierës pas defektit në pajisjet elektrike janë në gjendje të mirë. Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00”, ka deklaruar Rizvanolli.


Ndërkohë, ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Sipas Rizvanollit, po organizohet edhe dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.

Menaxhmenti i Trepçës ndodhet në vendngjarje, ndërsa aty kanë qenë edhe njësitet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit