Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës ka sjellë reagime të shumta, si nga liderët institucionalë, ashtu edhe nga figura të njohura publike.
Në mesin e atyre që kanë reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re është edhe këngëtarja Arta Bajrami, e cila përmes një postimi në Instagram ka adresuar një kërkesë për Shiroka-Pulën dhe krerët e tjerë institucionalë.
Bajrami ka kërkuar që çështja e fëmijëve me nevoja të veçanta, përkatësisht projektligji për autizmin, të trajtohet me urgjencë në Kuvend.
“Tash që Kosova ka Presidenten dhe institucionet po funksionalizohen, kërkesa jonë është e qartë: Projektligji për fëmijët me nevoja të veçanta (Autizmin) të jetë menjëherë ndër pikat e para të rendit të ditës në Kuvend. Fëmijët nuk presin”, ka shkruar Bajrami.








