63 minatorë të Trepçës janë ngujuar në horizontin e 11-të të Trepçës, pasi është djegur trafoja kryesore e këtij horizonti.
Drejtori i Prodhimit në Trepçë, Bujar Jashari, tha se ekipet po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa theksoi se gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë.
“Janë duke punuar ekipet në sanimin e defektit. Gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë. Besojmë që shumë shpejt do ta rregullojmë problemin, do të rikthehet energjia dhe minatorët do të dalin”, deklaroi ai.








