Mustafa lavdëron Kurtin e Hamzën: Zgjedhja e presidentes dhe miratimi i Ligjit për Specialen, pjekuri e lartë institucionale

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar vendimet e marra si dëshmi të një “pjekurie të lartë institucionale”.


Mustafa ka vlerësuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, si dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës.

“Miratimi nga Parlamenti me votë prej mbi dy të tretave i ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale me seli në Hagë dhe zgjedhja e Presidentes së Kosovës, akademike Justina Shiroka Pula, është një pjekuri e lartë institucionale”, ka deklaruar Mustafa.


Ai ka veçuar edhe numrin e votave të marra nga presidentja e re, duke e lidhur atë me shumicën e nevojshme për ndryshime kushtetuese.

“Presidentja ka marrë 81 vota të Kuvendit, aq sa parashihen edhe për ndryshimet dhe miratimin e Kushtetutës”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, Shiroka-Pula është një personalitet me vlera profesionale, intelektuale dhe njerëzore, të cilat, siç ka deklaruar ai, i nevojiten vendit në këtë periudhë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit