Qeveria ndan rreth 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të rrymës

Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitet 2026–2027, përmes të cilit planifikohet ndarja e rreth 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë.


Programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon të mbështesë familjet që janë pjesë e sistemit të mbrojtjes sociale.

Sipas njoftimit të ministrisë, qëllimi është sigurimi i qasjes së barabartë në energjinë elektrike si shërbim esencial, përmes mbështetjes financiare të konsumatorëve të cenueshëm.

Në ditët në vazhdim pritet të nënshkruhet vendimi me të cilin do të përcaktohen kushtet dhe kriteret për përfitim, ndërsa më pas pritet të hapet edhe thirrja për aplikim.

“Programi fokusohet në mbështetjen financiare përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike, si një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë të ditur se programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit