Justina Shiroka-Pula nuk ka treguar nëse e pranon propozimin e Albin Kurtit për Presidente të Kosovës, pak minuta pasi kryeministri e propozoi për këtë pozitë.
E kontaktuar Shiroka-Pula tha se është e zënë.
“Panduri, nuk po të dëgjoj mirë se i kam disa mysafirë prej Sarajevës. Pak më vonë dëgjohemi”, u shpreh shkurt Shiroka-Pula, duke e mbyllur linjën pa dhënë sqarime të mëtejshme.








