Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje që deputetët të mblidhen në Kuvend dhe të votojnë Projektligjin për Institutin për Dokumentimin e Krimeve të Luftës.
Haradinaj ka thënë se kanë mbetur edhe rreth tri orë nga afati dhe se mosvotimi i këtij projektligji, sipas tij, do të ishte i pafalshëm.
“S’ka kurgjo morale as kombëtare. Ju bëj thirrje, ejani në Kuvend ta kryejmë ligjin. Edhe tri orë i kemi. Diçka e pafalshme mos me votu”, ka deklaruar Haradinaj.








