Prokuroria autorizon IPK-në të hetojë veprimet policore gjatë protestës së 5 tetorit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) që të ndërmarrë veprime paraprake lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së mbajtur më 5 tetor pranë objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.


Sipas Prokurorisë, hetuesit e IPK-së do të trajtojnë secilin rast që lidhet me veprimet policore gjatë protestës, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave për përdorimin e forcës gjatë shpërndarjes së protestuesve.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimi synon të sqarojë nëse ka pasur tejkalim të autorizimeve policore apo përdorim të forcës përtej nevojës dhe kompetencave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.


“Qëllimi i autorizimit është grumbullumi i informatave dhe provave relevante lidhur me tejkalimin eventual të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës, sa i përket shpërndarjes së protestuesve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Institucioni i akuzës ka njoftuar se do të bashkëpunojë dhe koordinojë veprimet me IPK-në për të sqaruar të gjitha rastet dhe rrethanat e krijuara gjatë protestës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit