Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, tha se lideri i VV-së, Albin Kurti, i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Specialen.
“Kurti e kurthoi edhe ligjin edhe vendin. Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Dhomat e Specializuara në momentin më kritik. Kurti e çoi vendin në zgjedhje në momentin më kritik”, tha Haradinaj gjatë një konference për media.








