Jo gaz lotsjellës mbi ata që mbajnë plagët e lirisë në trupin e tyre

Shkruan: Ismet Haziri

Ka pamje që nuk duhet të bëhen të zakonshme në Kosovë. Njëra prej tyre është gazi lotsjellës mbi burra e gra që kanë dhënë pjesë të trupit të tyre për lirinë e Kosovës dhe që ende i mbajnë plagët e luftës në trup.

Ata meritojnë respekt dhe dinjitet.

Në këtë situatë nuk mund të harrohet as katërshja e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahet në Hagë. Për ta dhe për procesin që po zhvillohet ndaj tyre, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi të plotë, të paanshme dhe të bazuar në prova. Çdo akuzë duhet të shqyrtohet me standarde të drejta dhe në përputhje me ligjin.

Por drejtësia nuk mund të kërkohet përmes dhunës dhe as mosmarrëveshjet politike nuk mund të zgjidhen në rrugë.

Debati për Gjykatën Speciale, për ligjet dhe për çdo çështje tjetër politike duhet të zhvillohet aty ku e kemi përcaktuar vetë: në Kuvend.

Kuvendi duhet të jetë vendi ku përplasen argumentet, ndërsa gjykata vendi ku shqyrtohen provat dhe vendoset për përgjegjësinë juridike.

Nuk mund të lejojmë që ata që dikur u përballën me plumbat e luftës të përballen sot me gazin lotsjellës në vendin për të cilin sakrifikuan.

Prandaj sot na duhet më shumë arsye, më shumë respekt dhe më pak përplasje.

Jo gaz lotsjellës mbi ata që mbajnë plagët e lirisë në trupin e tyre.

Po drejtësi për katërshen në Hagë.
Po respekt për ata që sakrifikuan.
Po debat në Kuvend.
Jo përplasje në rrugë.

Sepse liria e Kosovës duhet të mbrohet me demokraci, me drejtësi dhe me institucione.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit