Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, u ka dërguar ftesë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme.
Pika e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara. “UÇK-ja duhet të na bashkojë!”, ka deklaruar Tahiri.









