Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili po e kushtëzon votimin e projektligjit për Gjykatën Speciale me votimin e Presidentit.
Gucati ka thënë se me këtë qasje, Kurti po synon ta çojë vendin në zgjedhje.
“Nëse z. Kurti është kaq zemërgjerë, atëherë hajde po i shtimë me një paketë, votimin e ligjit dhe presidentin”, ka thënë Gucati.
Sipas tij, nuk duhet të ketë “veresi” dhe çështjet duhet të trajtohen në një paketë.








